Bashkia Korçë bën thirrje: Kujdes nga zjarret…!
- Jul 14, 2023
- 1 min read
KUJDES
Territori i Bashkisë Korçë është përfshirë këto ditë nga temperatura të larta, të cilat përbëjnë shkak për rënien e zjarreve në banesa, biznese, kullota, pyje, etj.
Ju lutemi të gjithë banorëve të Bashkisë Korçë të kenë kujdes në hedhjen e mjeteve të ndezura në tokë ose ndezjen e zjarreve në mjedis, në mënyrë që të evitojmë rënien e tyre, si dhe dëmet që mund të shkaktojnë.
Për shkaktarët e rënies së zjarreve do të merren masat që prashikon Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë banorëve për të parandaluar dhe shuar çdo vatër zjarri që mund të shfaqet në territorin e Bashkisë Korçë.
Për çdo rast rënie zjarri ju lutemi të na kontaktoni në numrat:
128 Shërbimi Zjarrfikës
112 Shërbimi i Emergjencës
129 Policia e Shtetit
















