Bashkia Korçë vë në funksion Qendrën e re për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Prej disa muajsh, Bashkia Korçë ka vënë në funksion Qendrën e re për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakë, një hap i rëndësishëm për kujdesin ndaj kafshëve dhe për sigurinë e komunitetit.
Kjo qendër ka kapacitet të konsiderueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme ku qentë, kapen dhe trajtohen sipas standardeve. Vaksinohen, ushqehen rregullisht, si edhe mbahen në kushte të përshtatshme nga një staf i specializuar, veçanërisht në këto ditë të ftohta.
Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve, organizatave të mbrojtjes së kafshëve dhe dashamirësve të 4-putroshëve, që nëse dëshirojnë, të kontribuojnë në kujdesin për këta qen ose edhe t’i adoptojnë, duke u dhënë një shtëpi dhe dashuri.
Kujdesi për kafshët është një tregues qytetarie dhe humanizmi. Së bashku mund të bëjmë më shumë.
“KORÇA BOOM”





















