top of page

Bashkia merr vendimin e fortë: Mbyll të gjitha fushat e futbollit

Oct 8
1 min read

Të gjitha fushat e futbollit në zonë janë mbyllur pa afat, ndërsa janë tërhequr edhe lejet për zhvillimin e kurseve dhe seancave stërvitore për fëmijët.


Vendimi vjen pak ditë pas vdekjes tragjike të Asllan Gjanës, 16-vjeçari shqiptar i njohur me nofkën “Ani”, i cili humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli në ishullin e Thasos.

Sipas raportimeve, i riu ishte duke ndjekur topin kur doli jashtë vijave të fushës dhe u përplas fort me pjesën e pasme të kokës në një mur pranë tribunave. Përplasja rezultoi fatale.


Vendimi për mbylljen e fushave mban firmën e nënkryetarit të Bashkisë për Kulturën, Sportin dhe Rininë, Christos Bosbotis.


Ndërkohë, Bashkia ka kërkuar një rikontroll të menjëhershëm të infrastrukturës sportive. Verifikimet do të përqendrohen te përmasat e fushave dhe distancat e sigurisë nga muret apo objektet e tjera të palëvizshme, për të parë nëse ato përmbushin standardet e Federatës Greke të Futbollit.


Mbyllja do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e kontrolleve dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në impiantet sportive.

“KORÇA BOOM”


bottom of page