top of page

Bashkia Pogradec mori pjesë në Panairin e Artizanateve organizuar nga Komuna Tetovë në Maqedoninë e Veriut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 12
  • 1 min read

Bashkia Pogradec në kuadër të programit "Vera Kulturore Tetovare 2025" në bashkëpunim me Grupin “Gratë Artizane Pogradeci” i përfaqësuar nga Shoqata SHGPAZ, "Unë Gruaja" dhe Shkolla "Amaro Tan", mori pjesë në Panairin e Artizanateve organizuar nga Komuna Tetovë në Maqedoninë e Veriut.


Ky aktivitet u organizua me pjesëmarrjen e gjerë te artizanëve nga komunitete të ndryshme me ndikim të konsiderueshëm në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor. Ekspozitorët e artizanëve të Bashkisë Pogradec patën një takim me Kryetarin e Komunës së Tetovës, z.Bilal Kasëmi dhe stafin e tij drejtues, diskutimi u përqëndrua për një bashkëpunimin në krijimin e rrjetit të grave artizane mes dy qyteteve si dhe në shkëmbimin e traditave artizanale Pogradec–Tetovë.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page