BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu U-16 në vendin e dytë në Strugë të Maqedonisë
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Në këto momente Skënderbeu U-16 në basketboll për meshkuj ka siguruar vendin e dytë në turneun ndërkombëtar të Maqedonisë që u zhvillua në Strugë.
Mes 5 skuadrash Skënderbeu i drejtuar nga Bruno Topi është renditur në vendin e dytë, duke bërë një paraqitje fantastike.
Nga Shqipëria merrnin pjesë tre ekipe, Skënderbeu, Besëlidhja dhe Apolonia, ndërkohë që nga Maqedonia, Ohri dhe Struga.
Mësohet se Skënderbeu ka zhvilluar ndeshje të shkëlqyera dhe jo më kot është renditur i dyti, duke treguar se ka një brez të shkëlqyer basketbollistësh me një të ardhme të sigurtë.
Urime djema!
“KORÇA BOOM”

