Besimtarët ortodoksë festojnë sot “Ditën e Satrivaçit”
- 3 hours ago
- 1 min read
Sot, më 1 Korrik festohet “Dita e Satrivaçit”, vendit të Shenjtë në fshatin Hoçisht, ku mblidhen me mijëra besimtarë nga Shqipëria por edhe më larg.
Ky “Vend i mirë” ka një histori mjaft të veçantë pasi na kujton mjekët e Shenjtë , Shën Damjan dhe Shën Kozma të cilët ia kushtuan jetën e tyre shërimit të njerëzve të sëmurë dhe të pamundur.
Çdo 1 Korrik, Satrivaçi kthehet në një vend pelegrinazhi nga njerëz të besimeve të ndryshme, dikush falet dhe dikush kalon edhe natën aty, e dikush lutet për shërim dhe paqe shpirtërore.
Thuhet se pas faljeve, lutjeve në zot apo fjetjes, njerëzit janë gjendur të lehtësuar shpirtërisht dhe të shëruar fizikisht.
“KORÇA BOOM”













