top of page

Bllokohet kalimi i automjeteve për shkak të grevës së doganës greke

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, kalimi i automjeteve në pikën kufitare Kakavijë nuk do të lejohet në të dy drejtimet për shkak të grevës së doganierëve grekë.


Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare).


Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.


Policia Kufitare Kakavijë i kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page