Bllokohet rruga kryesore e naftës, Arabia Saudite ‘nxjerr’ planin e fshehtë 45-vjeçar
- 6 days ago
- 1 min read
Bllokimi i Ngushtica e Hormuzit nga Irani ka shkaktuar tronditje në tregjet globale të energjisë, pasi rreth 20% e naftës që tregtohet në botë kalon përmes këtij korridori jetik. Si pasojë, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke arritur deri në 126 dollarë për fuçi.
Ndërsa shumë vende po kërkojnë zgjidhje për të përballuar krizën, Arabia Saudite duket se e kishte parashikuar një skenar të tillë dekada më parë. Që në vitin 1981, ajo ndërtoi një tubacion rreth 1,200 kilometra të gjatë që lidh Jubailin në Gjirin Persik me portin e Yanbu në Detin e Kuq, duke shmangur plotësisht Ngushtica e Hormuzit.
Ky tubacion ka një kapacitet deri në 7 milionë fuçi naftë në ditë dhe u ndërtua pikërisht për të garantuar eksportet saudite edhe në rast krizash të mundshme në rajon. Për dekada me radhë, kjo infrastrukturë ka qëndruar si një alternativë strategjike dhe tashmë mund të përdoret për të devijuar eksportet drejt Detit të Kuq.
Ndërkohë, në arenën ndërkombëtare po diskutohen masa për sigurinë e transportit detar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë propozuar krijimin e një koalicioni për të shoqëruar anijet në këtë zonë të ndjeshme.
Zhvillimet e fundit tregojnë se kriza në Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kritike për ekonominë globale, por gjithashtu nxjerr në pah se disa vende, si Arabia Saudite, kishin menduar prej kohësh për skenarë të tillë dhe kishin përgatitur alternativa.
“KORÇA BOOM”
















