top of page

Bllokohet rruga që lidh 3 fshatra në Bashkinë Maliq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Prefektura e Qarkut Korçë bën me dije se, sipas raportimeve nga strukturat përgjegjëse, nuk ka shkolla të mbyllura dhe procesi mësimor vijon normalisht në të gjitha institucionet arsimore të qarkut.


Ndërkohë, në lidhje me gjendjen e akseve rurale, Emergjencat Civile të Bashkisë Maliq raportojnë se në njësinë administrative Moglicë, si pasojë e shkarjes së dherave, është bllokuar segmenti rrugor që lidh fshatrat Kodras, Peshtan dhe Protopapë.


Strukturat përgjegjëse të bashkisë ndodhen në terren dhe po punojnë për stabilizimin e situatës dhe hapjen e rrugës. / LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page