Bombolat 5-litërshe nën alarm, çfarë thonë zjarrfikësit pas ngjarjes tragjike
- 1 day ago
- 1 min read
I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, shefi i zjarrfikësve të Njësisë Administrative nr. 6 në Tiranë, Luan Shehu, deklaroi se këto bombola, të identifikueshme zakonisht nga ngjyra portokalli, përbëjnë një rrezik të madh dhe duhet të hiqen nga përdorimi.
Sipas tij, shërbimi zjarrfikës ka zhvilluar prej vitesh fushata ndërgjegjësimi për qytetarët, por ende ka familje që i mbajnë dhe i përdorin në banesat e tyre.
Eksperti theksoi se shpërthimi në Shkodër ka pasur një fuqi të madhe goditëse, duke dëmtuar strukturën e banesës dhe duke shkaktuar përhapje të shpejtë të flakëve për shkak të materialeve të përdorura në arredime.
“KORÇA BOOM”

“KORÇA BOOM”
















