Me përkushtim ndaj pacientëve prej vitesh, sot feston ditëlindjen Dr. Stefan Faber
- 4 hours ago
- 1 min read
Gëzuar ditëlindjen, Dr. Stefan Faber!
I lindur në Korçë, Dr. Stefan Faber është një nga kirurgët më me përvojë të qytetit. Ai është diplomuar në Shqipëri dhe ka vijuar specializimin në Rumani, ndërsa ka ndjekur edhe trajnime të shumta në fushën e kirurgjisë së përgjithshme dhe asaj laparoskopike në Greqi.
Prej shumë vitesh, Dr. Faber i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim pacientëve në Spitalin Rajonal të Korçës, duke fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe qytetarëve për punën e palodhur dhe kujdesin ndaj çdo pacienti.
Në këtë ditë të veçantë, i urojmë shëndet, suksese të mëtejshme në misionin e tij fisnik dhe shumë vite të lumtura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.
Edhe 100, Dr. Stefan Faber!
“KORÇA BOOM”













