top of page

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend.


Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës nga 210 lekë për litër, tashmë do të shitet me 217 lekë.


Pra çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) nuk duhet të jetë më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.


Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.


Vendimi hyn në fuqi këtë të shtunë 11 prill dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page