“Breshëri” gjobash, 325 masa dhe 31 procedime brenda javës
top of page

“Breshëri” gjobash, 325 masa dhe 31 procedime brenda javës

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka bërë me dije se gjatë javës së fundit janë vendosur 325 masa administrative dhe janë nisur 31 procedime penale ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.


Sipas njoftimit zyrtar, këto masa janë rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha akset kryesore të kryeqytetit, ku shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në terren dhe kanë përdorur pajisje logjistike për monitorimin e shkeljeve.


Autoritetet theksojnë se objektivi i planit të masave është rritja e sigurisë rrugore, parandalimi i aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shmangia e bllokimeve dhe kaosit në trafik.


Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke kontribuar në një qarkullim më të sigurt dhe më të rregullt në rrugët e kryeqytetit.

"KORCA BOOM"


bottom of page