top of page

Nafta dhe benzina bëhen më të lira: Çfarë do të ndodhë me çmimet këtë muaj

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Qeveria shqiptare ka miratuar një masë të re fiskale për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, duke synuar lehtësimin e barrës për qytetarët dhe bizneset.

Përmes një akti normativ të fundit, është vendosur ulja me 20% e akcizës për naftën dhe benzinën në raste specifike, kur çmimet në tregun vendas kalojnë pragje të caktuara.

Sipas vendimit, reduktimi i akcizës do të zbatohet kur çmimi me pakicë i naftës tejkalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës kapërcen 200 lekë për litër, sipas përcaktimeve të Bordit të Transparencës.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se kjo ndërhyrje vjen si pjesë e angazhimit të qeverisë për të reaguar ndaj situatave të jashtëzakonshme, në një kohë kur tregjet globale po përjetojnë luhatje të forta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e karburanteve.

Autoritetet bëjnë me dije se akti normativ do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare. Qeveria thekson se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur ekonominë dhe qytetarët nga pasojat e krizave të jashtme, duke synuar njëkohësisht ruajtjen e balancave buxhetore në këtë periudhë sfiduese.

“KORÇA BOOM”


bottom of page