top of page

Breshëri godet zonat e Devollit, fermerët në alarm për dëmet në bujqësi

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Reshje të dendura breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj në Devoll.


Fenomeni atmosferik ka shkaktuar shqetësim te banorët dhe fermerët e zonës, ndërsa ende nuk dihet nëse reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.


Për shkak të intensitetit të reshjeve, ekziston mundësia që të jenë prekur tokat dhe prodhimet bujqësore, por një bilanc i saktë nuk mund të përcaktohet në këto momente.


Gjatë mëngjesit të ditës së nesërme pritet që specialistë të dalin në terren për të verifikuar nga afër situatën dhe për të evidentuar dëmet e mundshme në tokat bujqësore.


Deri tani nuk ka një bilanc zyrtar për pasojat e reshjeve, ndërsa vlerësimi në terren pritet të japë një pasqyrë më të qartë mbi ndikimin e breshërit në zonën e Devollit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page