Pr*nga dhe dh*në para familjes: Kryepolici shkarkon efektivët pas skandalit
- 5 hours ago
- 1 min read
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar menjëherë pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë të përfshirë në këtë ngjarje:
Inspektorët K. M. dhe D. D. (oficerë të Patrullës së Përgjithshme)
Inspektor A. M. (ndihmësspecialist / SPZ)
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor ndaj tyre për shkeljet: “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.
Sqarimi zyrtar i Policisë për ngjarjen
Në kundërshtim me aludimet në rrjet, Policia e Shtetit ka sqaruar opinionin publik se shoqërimi i Dashnor Toskës nuk kishte lidhje me punime ndërtimi pa leje, por erdhi si pasojë e një konflikti familjar dhe pronësie:
Më datë 20.07.2026, kunata e tij, shtetasja V. T., është paraqitur në Komisariatin e Kuçovës duke e kallëzuar se e kishte kanosur.
Palët janë prej kohësh në një situatë konfliktuale dhe në proces gjyqësor për një pronë (tokë), një problematikë e cila është ndjekur vazhdimisht nga Komisariati për të shmangur përshkallëzimin.
Pasi prokuroria është konsultuar, më datë 03.08.2026, shërbimet e policisë shkuan në fshatin Krekëz për ta shoqëruar pasi ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht për t'u pyetur.
Hapat e mëtejshëm
Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Kanosja” (neni 84 i Kodit Penal). Ndërkohë, Policia e Shtetit ka përsëritur thirrjen dhe garancinë se çdo shkelje e ligjit, abuzim me pushtetin apo sjellje që cënon besimin e qytetarëve do të ndëshkohet rreptësisht sipas rregulloreve në fuqi.
“KORÇA BOOM”
















