Burra dhe gra në pension në moshën 67-vjeçare para vitit…
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Prej më shumë se një viti po diskutohet për një reformë të re të pensioneve që synon një përpjesëtim më të drejtë, por negociatat me Bashkimin Evropian i kanë komplikuar gjërat. Këta të fundit kanë vendosur si kusht që të përshpejtohet arritja e moshës së daljes në pension, si për burrat ashtu edhe për gratë. Kjo ishte parashikuar me ligjin aktual që të ndodhte në vitin 2056.
Por BE kërkon që kjo të sanksionohet në ligj dhe që periudha e tranzicionit të jetë më e shkurtër, duke mos u zgjatur në një afat kaq të gjatë. Aludimet flasin për një përshpejtim të kësaj reforme që mund të ndodhë rreth vitit 2040 ose 2045. Që Shqipëria të anëtarësohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, duhet të ketë të sanksionuar në ligj një ndryshim të tillë.
Duket se diskutimet kanë nisur edhe për këtë pikë, dhe tashmë është sanksionuar që mosha 67 vjeç të arrihet në vitin 2056. Megjithatë, afrimi i kësaj date është një çështje që po diskutohet. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 65 vjeç, ndërsa për gratë ka një rritje progresive prej dy muajsh çdo vit, duke filluar nga mosha 61-vjeçare, deri në barazimin me burrat në 65 vjeç. Më pas, është parashikuar një rritje e mëtejshme e moshës për burrat.
“KORÇA BOOM”
