Buxhetimi me Pjesëmarrje 2026/ Bashkia Korçë takime në Voskop dhe Bulgarec!
- Korca Boom
- Sep 17, 2025
- 1 min read
Buxhetimi me Pjesëmarrje 2026
Vijojmë turin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje edhe në Njësitë Administrative Voskop dhe Bulgarec.
Një proces i rëndësishëm falë të cilit komunitetet lokale janë më afër vendimmarrjes lidhur me buxhetin publik.
Me banorët e njësisë Voskop dhe Bulgarec diskutuam prioritetet e investimeve, ndërhyrjet infrastrukturore në çdo fshat, Paketën Fiskale për vitin 2026 dhe Projektbuxhetin Afatmesëm 2026-2028.
“KORÇA BOOM”



















