top of page

Shqipëria dhe Korça në veçanti po prezantohen denjësisht në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Shqipëria po prezantohet denjësisht në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026 në Madrid, duke tërhequr vëmendjen dhe interesin e vizitorëve nga e gjithë bota.


Në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Korça u përfaqësua me identitetin e saj unik, duke sjellë para publikut historinë, trashëgiminë kulturore, traditat dhe përvojat autentike që e bëjnë rajonin tonë një destinacion të veçantë gjatë gjithë vitit.


Përmes teknologjisë VR, shijeve tradicionale, performancave artistike dhe artizanatit, vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me shpirtin dhe mikpritjen korçare.


Kjo është një tjetër hap i rëndësishëm në forcimin e imazhit të Korçës dhe Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit, duke promovuar potencialin tonë dhe vlerat që na dallojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page