Bylis B dhe Devolli përballen në një sfidë vendimtare, ku kontigjentet e plota dhe pritshmëritë e larta të tifozëve premtojnë spektakël të jashtëzakonshëm, ja ora e takimit
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Është bërë e ditur zyrtarisht se ka pasur ndryshim në kalendarin e javës së ardhshme të kampionatit, ku ndeshja mes Bylis B dhe Devollit do të zhvillohet nesër në orën 13:00. Kjo është ndeshja e vetme e këtij grupi që do të luhet në këtë orar.
Të dy ekipet pritet të kërkojnë maksimumin nga kjo përballje, e cila parashikohet të jetë mjaft e fortë dhe me rivalitet të lartë.
Skuadra e Devollit do të udhëtojë drejt Ballshit me kontigjentin e plotë, pa mungesa në organikë. Asnjë futbollist nuk është i dëmtuar apo i skualifikuar, çka i jep trajnerit mundësinë të ketë më shumë alternativa në përzgjedhjen e formacionit titullar.
Gjatë ditëve të fundit, devollinjtë kanë zhvilluar normalisht procesin stërvitor, ndërsa sot kanë mbyllur edhe seancën e fundit para udhëtimit. Burime pranë skuadrës bëjnë të ditur se ka pasur përkushtim maksimal dhe atmosferë pozitive, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.
Edhe pse përballja me Bylisin pritet të jetë e fortë, Devolli shkon i motivuar dhe i përgatitur për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të vijuar me rezultate pozitive në kampionat.
"KORCA BOOM"



















