top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Rikthehet kampionati. Skënderbeu sot sfidë e vështirë ndaj Partizanit në kryeqytet

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Rikthehet ditën e sotme kampionati kombëtar në volejboll për meshkuj, teksa është radha e Skënderbeut të zbresë në parket.


Ditën e sotme, pra të martën, në orën 18:00 bardhekuqtë do të kenë përballë Partizanin, ndeshje që do të luhet në kryeqytet dhe më konkretisht në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.


Një sfidë e vështirë për Skënderbeun kjo e sotmja, por sigurisht skuadra ka bërë mirë edhe këtë sezon dhe do të përpiqet të japë më të mirën ditën e sotme në këtë transfertë.


Suksese djemve të Skënderbeut sot ndaj Partizanit!

“KORÇA BOOM”


bottom of page