“Bënte flokët 300 euro!” Braktisja e tre të miturve, përplaset ish-nusja me ish-vjehrrën: I bëri lekët rrush e kumbulla!
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 4 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik që prej ditës së djeshme, ku e reja Blerina Basha dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës. Ngjarja u denoncua nga ish-vjehrra e Blerinës, e cila publikoi pamje nga shtëpia ku tre fëmijët jetonin dhe që sipas saj, ishin infektuar me zgjebe.
Të ftuara në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerinës u ballafaqua me ish-nusen e saj.
Ish-vjehrra e saj pretendon se kur është kthyer nga Italia për të takuar nipërit e saj, është përballur në banesë me një situatë të rëndë, ku ka gjetur nëpër shtëpi rroba, bidona dhe fëmijët në kushte të papërshtatshme jetese.
“Kur hapet dera dhe pash ca bidona. Dhe ndjeva një erë të keqe. U shokova. Pashë fëmijët e mbuluar në krevat me batanije. Çuni i madh tha; nëna më merr në Itali. I dridhje mjekra. Ça kam parë aty, as në TV s’kisha parë. Hyra në banjo…ca të shihja“, tha ajo.
Ish-vjehrra pretendon se prej vitesh ka ndihmuar financiarisht fëmijët dhe ish-nusen, duke theksuar se nuk kishte dashur kurrë t’ia hiqte nënës kujdestarinë e fëmijëve.
“Divorci u bë me marrëveshje. Nuk doja që t’ia hiqja nënës tre fëmijët nga gjiri, se jam vetë nënë. Ne e kemi ndihmuar financiarisht. Ia kam dhënë unë çdo gjë. Edhe sot i ndihmoj. I kam veshur fëmijët dhe nusen madje”, tha ajo.
Po ashtu, ish-vjehrra e Blerinës pretendon se kjo e fundit i shpërdoronte paratë e fëmijëve për kujdesin e saj personal.
“Unë kam shkuar në banesë, nuk e kam gjetur. Fëmijët më thanë që është te parukeria, e kam pritur me orë të gjata atje. Kjo bënte flokët kaçurrela bionde, 300 mijë lekë edhe thonjtë. Fëmija i tha ‘mami nuk të shkojnë’. I kam çuar biskota te çokollata, 100 euro, kjo i bëri rrush e kumbulla. Edhe prindërit e vet e kanë ndihmuar”, tha ajo.
Nga ana tjetër Blerina Basha pretendon se nuk i ka braktisur kurrë fëmijët.
“Nuk i kam braktisur kurrë fëmijët e mi. Po të ishte e vërtetë, nuk do të isha sot pranë tyre”, u shpreh Basha.
Ajo sqaroi se fëmijët kishin pasur një infeksion në lëkurë, por sipas saj, situata tashmë është normalizuar.
Blerina deklaroi gjithashtu se punon si punonjëse në një lokal në Durrës dhe se gjatë orëve të gjata të punës është shkëputur herë pas here për t’u kujdesur për fëmijët.
Ish-vjehrra e Blerinës: Kam jetuar në Itali. Kam 33 vite. (Qan) kisha një vaki. U ktheva në Durrës. Dhe u ktheva atje. Shkova të takoja nipërit. Mendova se do ishte nusja atje, do lante do pastronte. Hapa derën. Dhe ma hap djali i dytë. Kur hapet dera dhe pash ca bidona. Dhe ndjeva një erë të keqe. U shokova. Pashë fëmijët e mbuluar në krevat me batanije.
Çuni i madh tha; nëna më merr në Itali. I dridhje mjekra. Ça kam parë aty, as në TV s’kisha parë. Hyra në banjo…ca të shihja. I pyeta e keni lekë, më tha çuni i madh kam 50 mijë lekë.
Unë i dhashë lekë. S’rrija dot atje. Ika nga shtëpia…mora djalin në telefon dhe më tha “fëmijët po vdesin”. Më pas mora në telefon policinë. Më pas pati reagim. Hymë në shtëpi dhe panë gjendjen. Shkova me fëmijët në polici. Zonja pasdite erdhi aty.
Ajo tha “zotëri duhet të punoj 16 orë se skam mundësi që t’i mbaj”. Për sëmundjen mora vesh se ajo mori në telefon dhe i tha “fëmijët janë të sëmurë me zgjebe”. Hera e parë që shkoja. Se jetoj në Itali. Në verë i kisha takuar. Kishte ditëlindjen dhe u bashkuam të gjithë.
Se dija. Ajo tha që do i mbaj unë fëmijët. I thash të marr në Itali. I hipa autobusit dhe e mbajta atje, me autobus e mora.
Edhe pse ishte e ndarë. Ajo vinte për gati 5 muaj në Shqipëri, dhe se dinte as shtëpia e saj.
Në Itali i mbaja unë, ajo ikte vinte. I kam mbajtur unë. Ajo i ka braktisur dmth. Fëmijët i kam bërë dokumente në Itali. Ajo tha se do i mbante vet fëmijët, se kishte marrë një lokal dhe ishte biznesmene. Merrte 1 mln lekë. Gjykata ia dha kujdestarinë fëmijëve. Pse u divorcuan? S’do çuni që të bëhen publike disa gjëra. Kush është ai burrë që ndan nënën e fëmijëve? Se këto janë gjëra private. Divorci u bë me marrëveshje. Nuk doja që t’ia hiqja nënës tre fëmijët nga gjiri, se jam vetë nënë.
Ne e kemi ndihmuar financiarisht. Ia kam dhënë unë çdo gjë. Edhe sot i ndihmoj. I kam veshur fëmijët dhe nusen madje. Djali im kur ka qenë në moshën 18 vjeç dhe është dënuar në atë kohë, 8 muaj burg. Ai është në rregull, punon elektricist…
Unë kam shkuar në banesë, nuk e kam gjetur. Fëmijët më thanë që është te parukeria, e kam pritur me orë të gjata atje. Kjo bënte flokët kaçurrela binde, 300 mijë lekë edhe thonjë.
Fëmija i tha mami nuk të shkojnë. I kam çuar biskota te çokollata, 100 euro, kjo i bëri rrush e kumbulla. Edhe prindërit e vet e kanë ndihmuar.
Blerina: Unë këtë gjë ja kam lënë shteti dhe policisë, nuk merrem me ata. Fëmijët janë shumë mirë. Nuk i kam braktisur kurrë, nuk do isha me ta tani. I kam lënë në Itali sepse janë kthyer në Shqipëri për një çështje në Gjykatë, më kanë kthyer në Bari. Unë jam punonjëse në një lokal pranë muzeut në Durrës. Vjehrra mund të japi shumë deklarata, fëmijët janë shumë mirë, unë jam me ta.
Pyetje: A i keni kërkuar ish-burrit medikamente për zgjeben?
Blerina: I kam kërkuar një ilaç, dhe më ka thënë që nuk marr dot.
Pyetje: Keni vuajtur ju, apo fëmijët?
Blerina: Kanë patur një infeksion në lëkurë, tani çdo gjë është në rregull.
Pyetje: Sa orë punon në ditë dhe ku rrinë fëmijët gjatë kësaj kohe?
Blerina: Nga mëngjesi në darkë, jam shkëputur edhe gjatë ditës. Fëmijët i mi nuk i ka marrë në telefon as babai as gjyshja, asnjëherë./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















