top of page

Ceremoni plot emocion dhe ngjyra! Ndizen dritat e pemës e Vitit të Ri në qytetin e Korçës!

  • Dec 6, 2025
  • 1 min read

Mbrëmja e 6 dhjetorit i solli qytetit të Korçës magjinë e festave të fundvitit.


Në një ceremoni plot emocion dhe ngjyra, qyteti ndezi dekorimet festive duke shënuar kështu nisjen zyrtare të sezonit më të dashur të vitit.


Sheshi kryesor u mbush me qytetarë e vizitorë, të cilët pritën me entuziazëm numërimin mbrapsht dhe çastin kur dritat shumëngjyrëshe ndriçuan gjithë qytetin, duke krijuar atmosferën e parë të festimeve që do të shoqërojnë Korçën gjatë gjithë dhjetorit.


Në fjalën e tij, kryebashkiaku theksoi se Korça është tashmë e rezervuar plotësisht për të gjitha ditët e festave, ndërsa është përgatitur një kalendar i pasur aktivitetesh dhe një ofertë turistike tejet konkurruese deri në natën e ndërrimit të viteve. Sipas tij, qyteti do të vazhdojë të mbetet një pikë e fortë e turizmit dimëror në vend.


Mbrëmja e ndezjes së dritave u shoqërua nga një koncert festiv që i dha edhe më shumë ngrohtësi atmosferës.


Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve ishte tregues se Korça mbetet edhe këtë vit një nga destinacionet më të kërkuara për festat e fundvitit./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page