Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i IKMT-së! Ja kush e zëvendëson
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje në drejtimin e IKMT-së.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione.
Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Kupi po ashtu është një njëri i afërt edhe me zv ministrin e Brendshëm aktual, Xhemal Qefalia.
“KORÇA BOOM”



















