Mësuesja Erisilda Hoxha: Jam k*rcënuar se do vija tek foltorja e PD-së! Rama nuk është kryeministri ynë
- 4 hours ago
- 2 min read
Në foltoren e përjavshme të opozitës të mbajtur përballë Kryeministrisë, Erisilda Hoxha nga Kuçova ka denoncuar problematikat e thella që kanë mbërthyer komunitetin e saj. Arsimtare dhe përkthyese me profesion, u ngjit në podium për të rrëfyer realitetin e hidhur të qytetit të saj, duke nisur nga varfëria ekstreme dhe duke përfunduar me kërcënimet që ka marrë për shkak të aktivizmit të saj me PD-në.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit, ajo deklaroi se nuk e njeh si të tillë. “Për mua nuk është kryeministri jonë, sepse të jesh kryeministër duhet të jesh i votuar me të drejtë dhe duhet të përballesh me qytetarët, jo me gjysmat e strukturave të tua në takime,” u shpreh ajo, duke denoncuar se është kërcënuar publikisht pasi njoftoi pjesëmarrjen e saj në protestë. “Unë jam kërcënuar publikisht dhe më është zënë në gojë familja. Por përderisa e kam marrë përsipër këtë qëndresë, do t’i shkoj deri në fund,” pohoi ajo me vendosmëri. Arsimtarja listoi një sërë problematikash që rëndojnë mbi Kuçovën.
"Rama nuk është kryeministri jonë, sepse të jesh kryeministër duhet të jesh i votuar me të drejtë. Të jesh kryeministër do të duhet së paku, të përballesh me qytetarët.
Kisha bërë gati fjalë sot, por e kam ndërruar 100 herë rrugës për shkak të mesazheve që më vinin vazhdimisht nga qytetarë kuçovarë, të cilët donin që të referohej sot problematika e tyre. Dhe besomëni, problematikat në një zonë aq të vogël sa Kuçova janë aq të mëdha dhe varfëria është ulur aq këmbëkryq, saqë nuk dalin të gjitha minutazhet televizive për t'i bërë publike ato.
Në Kuçovë më vjen keq por nuk punohet dhe për këtë arsye qytetarët në 2023-shin zgjodhën si alternativë opozitën e bashkuar.
De facto, ne kemi arritur që për 30 vjet ta thyejmë atë bastion të majtë. Dhe de facto, pavarësisht formulave dashakeqe rilindase për të vjedhur karriget, ne e gëzojmë sot moralisht Kuçovën në tre njësi të fituara dhe në tre lagje nga pesë. Përpos kësaj, doja të flisja për problemin më madhor që e gjen kudo në Shqipëri, që janë mbetjet urbane.
Sa lekë të shpenzuara. Në Kuçovë, ne kemi një landfill, i cili nuk e di se cili ekspert inxhinierik e mendoi që të ndërtohet në bankinat e lumit dhe jo më larg se tre muaj, landfillin na e mori lumi, na e derdhi në det me gjithë mbetjet. Dhe jo më larg se zonave të banuara 300 metër. Nuk e di nëse ka nëse ka organizatë botërore për mjedisin që e pranon këtë këtë landfill që ne kemi në Kuçovë, që bëhet shkak për të përmbytur toka të tëra dhe toka pjellore.
Jam shumë mirënjohëse që këtu ka ende qëndrestarë.
Sot kur unë kam nxjerrë njoftimin që do vij këtu të them këtë fjalën e thjeshtë qytetare kuçovare, unë jam kërcënuar publikisht dhe më është zënë në gojë familja dhe ja kthej përgjigjen sot.
Unë përderisa kam marrë përsipër këtë qëndresën, do t'i shkoj deri në fund dhe në zgjedhjet e ardhshme, në 2027, me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Partinë Demokratike që ne e kemi në Kuçovë, duke i falenderuar ata çuna dhe goca që janë të jashtëzakonshëm aty, ne do arrijmë të sjellim fitoren."/ Oranews
“KORÇA BOOM”
















