top of page

“Më mirë të rrija brenda”/ Miri flet për herë të parë pas daljes: Rrëfen emocionet, komentet dhe planet pas daljes nga shtëpia

  • 5 hours ago
  • 2 min read

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit më të ndjekur në vend, duke ndarë emocionet dhe përjetimet e tij pas 120 ditëve izolim në shtëpi.


Në një intervistë për Top Channel, pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, ai foli për eksperiencën që e cilësoi si të jashtëzakonshme, sfidat gjatë rrugëtimit dhe përballjen me komentet e shumta në rrjetet sociale, si pozitive ashtu edhe negative.


Miri: Big Brotheri ishte shume i bukur, shumë i mirë, unë jam kënaqur shumë me thënë të drejtën, po shikoj çfarë është bërë jashtë, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.


Gazetarja: Si ishin 120 ditët e Mirit në Big Brother, momentet më të bukura dhe ato që do i mbash mend dhe që të kanë shenjuar në këtë rrugëtim?


Miri: Ai muaji i parë ishte fantastik, pastaj kishte një tronditje të fortë, ndërsa fundi ishte shumë i qetë dhe unë mendova se nëse duhet fituar ky Big, duhet shijuar dhe duhet të jemi më të qetë, duhet të tregojmë qytetari, mirësi, duhet të tregoj zemrën e madhe, ashtu siç jam unë në të vërtetë.


Gazetarja: Si kanë qenë këto 48 orë pas Big Brotherit mes takimeve, komenteve?


Miri: Ishte më mirë të rrija brenda dhe mos të dilja, ishte një fluks shumë i madh komentesh, duhet ti përballoja të gjitha në të njëjtin moment, të paktën kur ishim brenda mund ta bënim me ndarje. Kishte një fluks shumë të madh komentesh, pozitive kuptohet, por edhe negative, sepse ne dimë që shoqëria shqiptare i ka të dyja versionet, të mirën dhe të keqen dhe aty tregohet se sa ti ke bërë për atë show, se sa ke bërë për veten tënde dhe çfarë kemi transmetuar kur kemi qenë brenda në shtëpi.


Gazetarja: Ndonjë koment negative që nuk të pëlqeu ose që je keqkuptuar?


Miri: I do të gjitha tani… unë do vazhdoj rrugëtimin tim me ‘West Side Family’ me ekipin tim që punon për muzikën që bën grupi, jam shumë I kënaqur për këngët e reja që kanë dalë kur unë isha në shtëpi, kanë ecur shumë, jam shumë I kënaqur për atë që ne do përfaqësojmë jashtë Big-ut. Falenderoj Top Channel, që ma ka bërë këtë situatë shumë të kënaqshme, shumë të mirë dhe nuk do di si t’ja shpërblej publikut./Top Channel

“KORÇA BOOM”


bottom of page