top of page

LAJMI FUNDIT/ Sherr mes të rinjve në lagjen nr. 11 në Korçë, pl*goset me th*kë 19-vjeçari

6 minutes ago
1 min read

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes disa të rinjve në qytetin e Korçës pasditen e sotme.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11, ku i riu me inicialet M. A. ka marrë një plagë në kofshë.


Policia ka ndërhyrë pak minuta pas incidentit dhe ka arrestuar si autor të dyshuar 23-vjeçarin me inicialet R. I.


Sipas të dhënave të policisë, 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit, efektivët i kanë gjetur edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.


Ndërkohë, 19-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës. Mjekët kanë konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e konfliktit dhe motivin që çoi në plagosjen e të riut.

“KORÇA BOOM”


bottom of page