top of page

PRITJA mori fund/ SKËNDERBEU ngjitet në superligë, gati mbyllja e dënimit nga UEFA. Mot në qershor na prit EUROPË!

  • 5 hours ago
  • 2 min read

Në momentin që një vit më parë Skënderbeu do të binte nga superliga në kategorinë e parë, në Korçë kishte pesimizëm, pasi të gjithë e mendonin Skënderbeun një skuadër të pafuqishme dhe që zor se do të ngjitej në superligë.


Sot një vit më vonë, Skënderbeu ka siguruar ngjitjen e menjëhershme në superligë dhe jo vetëm kaq, ajo që gëzon më shumë juglindjen e vendit është fakti se dënimit nga UEFA po i vjen fundi.


Në shkurt të vitit të ardhshëm Skënderbeu mbyll dënimin me “vdekje” 10-vjeçar, dhe më pas në qershor Skënderbeu mund të luajë pa frikë në Europë. Sa shpejt iku një dekadë e tërë dhe kjo do të thotë se sezonin e ri në superligë Skënderbeu do të ndërtojë padiskutim një skuadër të frikshme dhe pretendente.


Në Korçë po fillon të ndihet entuziazmi i asaj skuadreje historike që pamë me fanelën bardhekuqe dhe që në plot 10 vjet askush nuk pati mundësi ta imitonte këtë ekip.


Sigurisht që fjala rikthim në superligë është e lehtë, por kjo ka një meritë të madhe të presidentit të këtij ekipi Ardjan Takaj, që nuk e tradhëtoi kurrë këtë Skënderbe dhe sot ai prapë ka shumë bezim që Skënderbeu do të rikthehet në Europë atje ku bëri edhe hitorinë.


Tifozët bardhekuq tani duhet të fillojnë të mendojnë rikthimin në shkallët e stadiumit, sepse ky Skënderbe po bën gati rikthimin e madh.


BRAVO u qoftë të gjithë aktorëve të tjerë, Drejtorit Sportiv Ardi Gjançi, stafit teknik me në krye Ernest Gjokës, futbollistëve dhe deri te punëtori më i thjeshtë te kjo skuadër.


Skënderbe vërtet u rikthye dhe pritja po merr fund. Bravo u qoftë të gjithëve. Tani të vetmit që kanë të drejtë të mërziten për këtë rikthim, janë ata që nuk e kanë dashur kurrë këtë Skënderbe.


Doni apo nuk doni SKËNDERBEU është Skënderbe dhe ja u rikthye…

“KORÇA BOOM”


bottom of page