top of page

Dalin detaje tronditëse nga sherri, 32-vjeçari goditi me th*kë 3 persona

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e trefishtë të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth. Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar, i dyshuar si autor i plagosjes.


Sipas uniformave blu, shtetasi D. L., 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) tre persona.


Të plagosurit janë identifikuar si Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç, babë e bir, si dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. Ata janë transportuar në spital dhe aktualisht po marrin ndihmë mjekësore.


Në kuadër të hetimeve, DVP Durrës ka sekuestruar thikën e përdorur nga autori i dyshuar, në cilësinë e provës materiale.


Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës dhe Kavajë, kanë arrestuar gjithashtu edhe autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur në Agonas, ku 76-vjeçari M. Rr. dyshohet se vrau me thikë vëllanë e tij pas një konflikti për motive të dobëta.


Për të dyja ngjarjet, grupet hetimore po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rasteve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page