top of page

Degë pemësh rrëzohen nga era, problemi zgjidhet nga zjarrfikësit në Kolonjë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë–Rehovë, në territorin e bashkisë Kolonjë, janë krijuar problematika si pasojë e rrëzimit të degëve të pemëve në aksin rrugor.


Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit e Kolonjës, të cilët kanë punuar për hapjen dhe pastrimin e rrugës, duke larguar degët dhe pengesat që vështirësonin qarkullimin.


Sipas informacioneve, aktualisht rruga është bërë plotësisht e qarkullueshme dhe nuk raportohet për probleme të tjera. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

"KORCA BOOM"


bottom of page