Deputetja korçare Ledina Alolli kalon me grupin parlamentar të Partisë së Lirisë!
- Korca Boom
- Sep 16, 2025
- 1 min read
Në mënyrë që grupi të formohet, tre deputetë të Partisë Demokratike kanë kaluar te PL. Tedi Blushi është zgjedhur Kryetar i këtij grupi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto.
Partia e Lirisë ka krijuar grupin e saj parlamentar. Në mënyrë që grupi të formohet tre deputetë të Partisë Demokratike kanë kaluar te PL. Tedi Blushi është zgjedhur Kryetar i këtij grupi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto.
Gjithashtu Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho.
Ndërkohë anëtarët e tjerë që i janë bashkuar grupit janë Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja.
Në përgjigje të interesimit të medias, ju bëjme me dije se grupi parlamentar i Partisë së Lirisë është zyrtarizuar me përbërjen si me poshtë:
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja
“KORÇA BOOM”



















