Detaje/ Motorri me katër rrota i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti, nuk arriti t'i shpëtonte plagëve!
- 10 hours ago
- 1 min read
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme.
Mehmeti po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.
Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë, la pas dy fëmijë të mitur./ Wox
“KORÇA BOOM”
















