U fut për t’u larë në det, ndërron jetë një person te Shkëmbi i Kavajës
top of page

U fut për t’u larë në det, ndërron jetë një person te Shkëmbi i Kavajës

  • 16 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku një person i moshuar ka humbur jetën pasi është futur për t’u larë në det.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit në ujë, duke mos arritur të mbijetojë.


Në vendin e ngjarjes siç raportohet ka mbërritur ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page