top of page

DETAJE NGA KRIMI/ Ish-dhëndri vr*t me a*më gjahu 58-vjeçarin, pl*gos nënën e ish-bashkëshortes dhe largohet

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec, ku një 35-vjeçar vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas u largua nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten.


Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 06:00, shtetasi R. B., 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, K. P., 58 vjeç, i cili humbi jetën.


Gjatë ngjarjes mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


Pas ngjarjes, autori është larguar me automjet bashkë me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.


Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, ngritën pika kontrolli dhe nisën kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page