Detaje nga vr*sja në Korçë/ Vr*tet 20-vjeçari në lagjen 14
- 17 hours ago
- 1 min read
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 14 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me kallashnikov, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën. Johan Zuko, rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 14 të qytetit.
Zuko mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me një armë të tipit kallashnikov. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në të shtënat me armë zjarri dhe as motivi i mundshëm i ngjarjes. Policia ka rrethuar zonën.
Informacionet mbeten paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia, i cili mund të sqarojë dinamikën e ngjarjes dhe të japë detaje të tjera mbi hetimet./ Pamfleti
"KORÇA BOOM"
















