TRONDITËSE/ 45-vjeçari humb jetën pas humbjes së kontrollit të mjetit
- 3 days ago
- 1 min read
Detaje të reja janë bërë publike nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kepi i Rodonit, ku një person ka humbur jetën gjatë lëvizjes me mjet.
Viktima është identifikuar si Arben Karamuço, 45 vjeç, i cili po drejtonte një motomjet me katër rrota në një terren të vështirë. Sipas të dhënave paraprake, ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një zonë të thepisur.
Si pasojë e plagëve të rënda të marra nga rënia, 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, një grua që ndodhej me të në mjet ka arritur të shpëtojë dhe, sipas informacioneve paraprake, nuk ka pësuar dëmtime fatale.
“KORÇA BOOM”
















