DEVOLL/ Zhvillohet takimi i parë prezantues i projektit “Dritarja e tregimit: Lexo, shkruaj, ndaj”
- 22 hours ago
- 1 min read
Në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Andrea Balli” në Bilisht u zhvillua takimi i parë prezantues i projektit “Dritarja e tregimit: Lexo, shkruaj, ndaj”.
Ky projekt, i realizuar në bashkëpunim me organizatën “Aktivizimi letrar dhe kulturor”, me mbështetjen e Bashkisë Devoll dhe pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të zonës, synon të nxisë dashurinë për leximin dhe krijimtarinë tek të rinjtë.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me qëllimin dhe rëndësinë e projektit, si dhe me rolin kyç të mësuesve dhe angazhimin aktiv të nxënësve në këtë nismë.
Prezantimi i projektit dhe i agjendës së aktiviteteve u realizua nga Prof. Asoc. Dr. Eris Rusi dhe përfaqësues të Bibliotekës së Bashkisë Devoll.
“KORÇA BOOM”

















