DEVOLL/ Inaugurohet projekti për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjen e komunitetit tonë nga zjarret
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
U inaugurua sot një projekt shumë i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjen e komunitetit tonë nga zjarret.
Bashkia Devoll, në bashkëpunim me Shoqatën “Dora Prindërore”, kompaninë BOOREVIT dhe Ambasadën Australiane, prezantoi zyrtarisht projektin pilot që synon instalimin e një sistemi modern të paralajmërimit të hershëm ndaj zjarreve.
Ky projekt pilot përfaqëson një hap të madh drejt modernizimit të mekanizmave të monitorimit dhe reagimit, duke sjellë teknologji të re dhe duke rritur kapacitetet vendore në menaxhimin e emergjencave.
Kryetari i Bashkisë Devoll, z. Eduard Duro, shprehu mirënjohje të veçantë për partnerët që mundësuan këtë projekt: Shoqatën “Dora Prindërore”, CEO-n e BOOREVIT z. Gialluca Palomo, Ambasadën Australiane, veçanërisht ambasadoren Znj. Julianne Cowley, të cilët sollën jo vetëm teknologji të avancuar, por edhe eksperiencë dhe solidaritet.
Bashkia Devoll mbetet e angazhuar për të zhvilluar projekte të reja që mbrojnë pyjet, rrisin sigurinë dhe hapin rrugën për një ekonomi dhe turizëm të qëndrueshëm në territorin tonë.
“KORÇA BOOM”




















