Çifti nga Kamenica bën për spital 45-vjeçarin në Maliq!
- 2 hours ago
- 1 min read
Një çift të rinjsh janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë plagosur lehtë pas sulmit fizik një 45-vjeçar.
Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Plasë të Maliqit, kurse të dyshuarit janë nga fshati Kamenicë i Korçës.
Hetimet i kanë kryer specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit.
“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje” për shtetasit A. Sh., 25 vjeç dhe J. K., 18 vjeçe, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në fshatin Plasë, Maliq, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 45-vjeçar”, bëri me dije policia vendore.
Si shkak i sherrit deklarohen “motivet e dobëta”, por nuk jepen detaje për motivin konkret dhe lidhjet mes tre personave në fjalë.
Hetimet i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















