top of page

Devolli triumfon në terren të rënduar, Ballço: “Grintë dhe dëshirë për fitore”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Devolli ka marrë një fitore karakteri dhe besimi, ashtu siç e ka cilësuar trajneri Vasian Ballço, i cili siguron tre pikët e para në drejtimin e ekipit pas humbjes së javës së kaluar.


Sipas deklaratës së Ballços, skuadra tregoi grintë dhe dëshirë për fitore, duke zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të saj, pavarësisht se përballë kishte ekipin e Këlcyrës, që ndodhet në vendin e fundit të renditjes.


Megjithatë, vështirësitë nuk munguan, pasi terreni ishte shumë i rënduar nga shirat e dendur, ndërsa presioni i Këlcyrës, që luante në fushën e vet, e bëri ndeshjen edhe më të komplikuar.


Devolli megjithatë sheh edhe anën tjetër të medaljes, pasi skuadra humbi shumë raste të pastra shënimi. Por për trajnerin Ballço, fakti që ekipi krijon raste është një pikë pozitive dhe një tregues se skuadra po ecën drejt përmirësimit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page