Devollinjtë marrin një përforcim të fuqishëm në vijën sulmuese
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Goditje e fuqishme në vijën sulmuese nga ekipi i Devollit. Në këto momente është konfirmuar se sulmuesi korçar Kostaka Beçka do të jetë pjesë e devollinjve.
Si një talent i futbollit korçar, Beçka vjen me një karrierë të pasur edhe pse është i ri. Ai është aktivizuar më parë tek Skënderbeu, më pas te Pogradeci dhe së fundmi tek ekipi i Burrelit.
Devollinjtë gjejnë kështu të duhurin për të treguar se janë në kërkim të objektivit dhe pritet një fazë e dytë shumë e mirë për ta. Përforcimet duket se nuk do të ndalen, ndërsa surpriza e Beçkës është një plus i madh për skuadrën.
"KORCA BOOM"



















