top of page

Skënderbeu nuk humbet kohë, ja kush do të zëvendësojë Marko Alia?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu gjen zëvendësuesin e Marko Alia, i cili nuk do të luajë për dy muaj. Kërcarët menjëherë janë hedhur në merkato dhe mësohet se kanë firmosur me portierin Ilir Dobjani.


Kavajasi, i cili ka qenë pjesë e ekipit të Egnatias në disa sezone, është huazuar tek ekipi i Vushtrrisë, por duket se kërcarët kanë mundur ta bëjnë pjesë të tyre, pasi ai aktualisht është i lirë dhe nuk ka pasur vështirësi për t’u bashkuar me skuadrën korçare.


Vlen të kujtohet se Dobjani ka qenë edhe portier i ekipeve kombëtare të moshave, duke treguar se ka vlera dhe besohet se do të jetë dinjitoz për Skënderbeun.

"KORCA BOOM"


bottom of page