EKSKLUZIVE/ Nga Teuta te Skënderbeu. Bardhekuqtë firmosin me sulmuesin... Ja cili vjen në Korçë!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu ka bërë një goditje cilësore në vijën sulmuese. Tashmë pjesë e organikës korçare është edhe sulmuesi Mario Beshiraj, 26 vjeç.
Beshiraj ka qenë më parë futbollist i ekipit të Teutës në Superligë, ku ka mbajtur edhe numrin 9. Ai ka përvojë të konsiderueshme, pasi është aktivizuar edhe te skuadrat Vora,
Korabi dhe Kukësi.
Njihet si një sulmues me mbi 40 ndeshje në Superligë, me prezencë të mirë fizike, i cili luan kryesisht në qendër të sulmit, por mund të përdoret edhe nga krahët.
Gjatë karrierës te Teuta, Beshiraj ka shënuar 16 gola në 64 ndeshje dhe është aktivizuar në 6 ndeshje të tjera ku ka arritur të shënojë dy gola. Ky transferim pritet të forcojë vijën sulmuese të Skënderbeut dhe t’i japë më shumë opsione në sulm.
“KORÇA BOOM”




















