top of page

E FRIKSHME/ Çfarë po ndodh në Korçë! 4 tërmete në 12 orë. Ja oraret dhe magnitudat kur kanë rënë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ora 04.47 Bickë (2.7 ballë)        

Ora 15.22 Hoçisht (3.1 ballë)

Ora 15.25 Gracë (3.0 ballë)

Ora 16.12 Plasë (2.6 ballë)


Dita e sotme që në orët e para të mëngjesit ka qenë e frikshme për qytetin juglindor, teksa jo pak, por 4 tërmete kanë tundur juglindjen e vendit dhe kryeqendrën e saj, Korçën.


Tërmeti i parë i ditës së sotme ka qenë ai i mëngjesit, teksa në pikun e gjumit në orën 04.47 ka rënë një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës rihter.


Më pas 3 tërmetet e tjera kanë rënë në harkun kohor të vetëm 50 minutave në orët e pasdites, teka në orën 15:22 ka qenë në Hoçisht me 3.1 ballë, tërmet që në fakt u ndje shumë në qytetin juglindor.


Jo i vogël ka qenë edhe tërmeti i orës 15.25, pra 3 minuta mëvonë, ku epiqendra ka qenë në Gracë me magnitudë 3.0 ballë.


Tërmeti i fundit ka qenë në Plasë në orën 16.12 me intestiet 2.6 ballë.

4 tërmete në 12 orë janë shumë.


O ZOT mbaj dorën…

“KORÇA BOOM”


bottom of page