top of page

Lajmi i fundit: Dy tërmete të njëpasnjëshme tronditin Korçën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dy tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë pasditen e sotme në Korçë, rreth orës 15:22. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në territorin e Greqisë.


Lëkundja e parë ka qenë e lehtë, me magnitudë 2.6 ballë, ndërsa e dyta ka qenë më e fortë, rreth 3 ballë, duke u ndjerë më qartë nga banorët e qytetit.


Nga tërmetet nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, por vetëm panik të momentit te qytetarët.

"KORCA BOOM"


bottom of page