top of page

Reshje shiu dhe dëbore, ja si pritet të mbyllet muaji janar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit, e cila tha se vendi ynë do të preket nga momente të pakta shiu.


Sipas saj, përveç reshjeve të shiut do të kemi edhe prani të reshjeve të dëborës kryesisht në qarkun e Kukësit dhe Korçës. Meteorologia theksoi gjithashtu se muaji janar do të mbyllet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje, dhe do të nisë gjithashtu edhe muaji shkurt i paqëndrueshëm, me prezencë reshjesh edhe pse ato do të jenë të pakta.


“Reshjet kanë pasur ndërprerje të tyre dhe pritet që moti gjatë pasdites të jetë më me vranësira, do të ketë momente me pika shiu. Parashikohet që nesër vranësirat të jenë më prezente dhe të sjellin një sistem më të fuqishëm të vranësirave, duke sjellë reshje në vendin tonë. Si fillim do të nisë në zonat veriperëndimore dhe gradualisht, duke bërë që pjesa e dytë e së mërkurës dhe gjatë natës, përfshirë edhe mëngjesin e të enjtes, i gjithë territori të përfshihet nga reshjet që do të jenë në formë shtrëngatesh përgjatë ultësirës perëndimore. Nesër gjatë natës presim edhe reshje dëbore kryesisht në qarkun e Kukësit dhe Korçës. Dita e nesërme do të ketë gjithashtu edhe stuhi detare, ku era e fortë do të sjellë problem me trafikun detar, kryesisht në qarkun e Vlorës ku era do të jetë më e fuqishme.


Ditën e enjte reshjet do të jenë prezente gjatë paradites, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi ulje të intensitetit të tyre. Pra do të kemi nga mesdita e së mërkurës në mesditën e së enjtes reshje me intensitet mesatar, por edhe me rrebeshe. Reshjet nuk do të jenë problematike, pasi temperaturat do të jenë relativisht të larta. Mbyllet muaji janar i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje, nis gjithashtu edhe muaji shkurt i paqëndrueshëm me prezencë reshjesh edhe pse ato do të jenë të pakta. Rajoni, përveç ditës së mërkurë që do të ketë dëborë dhe temperatura -2, ditët e tjera reshjet do të jenë të izoluara. Problematikë e theksuar për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë ngricat në akset rrugore. Përsa i përket reshjeve nga e enjtja dhe e premtja, do të jenë të pakta, ndërsa të mërkurën përveç dëborës do të ketë edhe fuqi të erës”, u shpreh meteorologia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page