top of page

Dhuna në Fushë Krujë ndaj Skënderbeut/ Klubi bardhekuq bën këtë deklaratë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 hours ago
  • 1 min read

Sot në orën 13:30 në stadiumin 'Redi Maloku' të Fushë-Krujës është në programuar sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e 14-të në Kategorinë e Parë.


Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar nga futbollistët dhe stafi i Ilirisë, me të mbërritur jashtë stadiumit. Korçarët duket se do tërhiqen nga kjo ndeshje. Të dhunuar, veç trajnerit Ernest Gjoka janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.


DEKLARATA E KLUBIT BARDHEKUQ:


Reagim i klubit KF Skënderbeu.


Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.


Ky nuk është futboll.


Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.


Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page