Diell, vranësira dhe reshje, si ndryshon moti gjatë ditës së enjte
- 2 hours ago
- 1 min read
Vranësira kalimtare në mesditë dhe pasdite; era me drejtim juglindje–veriperëndim dhe det i qetë.
Ditën e enjte Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë mesditës dhe orëve të pasdites do të ketë alternime vranësirash.
Në zonat lindore të vendit këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të mbetet pa reshje.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Ndërkohë, në zonat detare parashikohet një valëzim i ulët, me forcë rreth 1 ballë, duke e mbajtur detin relativisht të qetë.
Temperaturat në qytetet kryesore të vendit do të jenë si më poshtë:
“KORÇA BOOM”


















