top of page

Dinamo drejt Korçës, Ilir Daja ka gati formacionin për duelin me Skënderbeun

1 day ago
1 min read

Ilir Daja duket se ka një ide të qartë për formacionin që Dinamo do të hedhë në fushë në përballjen e së dielës ndaj Skënderbeut në Korçë.


Trajneri i bluve ka zhvilluar përgatitjet e kësaj jave me të njëjtën 11-she që aktivizoi në ndeshjen e fundit ndaj Vorës, e cila përfundoi në barazim 2-2.


Në skemën 4-3-3, Daja pritet të ruajë thuajse të njëjtën strukturë, duke u besuar futbollistëve që zbritën në fushë në sfidën e fundit.


Në portë pritet të jetë Teqja, ndërsa në mbrojtje, nga krahu i djathtë në të majtë, Ismaili, Dita, Aliji dhe Loran.


Në mesfushë parashikohet të luajnë Qefalija, Alhasan dhe Metaj, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Malomo në të djathtë, Farruku në qendër dhe Vila në krahun e majtë.


Megjithatë, formacioni përfundimtar nuk është konfirmuar ende. Dinamo do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Korçës, ku Daja do të ketë mundësinë të bëjë vlerësimet e fundit.


Nuk përjashtohen ndryshime të minutave të fundit, në varësi të gjendjes fizike të lojtarëve dhe zgjedhjeve taktike. Deri tani, trajneri ka treguar se synon t'u besojë futbollistëve që luajtën ndaj Vorës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page