Dinamo e nis Superioren me “hap kampioni”, kryeqytetasit triumfojnë ndaj Vllaznisë
- Korca Boom
- 15 hours ago
- 1 min read
Dinamo e nis Superioren me një fitore tepër të rëndësishme ndaj Vllaznisë me rezultatin vendimtar 3-0. Të besuarit e Dajës bënë një paraqitje që lanë të kuptohet që do të konkurrojnë për titullin kampion.
Goli i parë i takimit u realizua nga Dejvi Bregu në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën, Guindo dyfishoi falë një gabimi të miqve, ndërsa në fund Hekuran Berisha i cili shënoi golin e tretë. Bekim Balaj për Vllazninë arriti të shënojë golin e vetëm për shkodranët.
Dinamo 3 – 1 Vllaznia
(Bregu 35’, Guindo 59’, Berisha 83’ / Balaj 94’)
“KORÇA BOOM”
